Nis dëbora, situata në akset rrugore kombëtare

debora

Temperaturat e ulëta kanë sjellë reshje dëbore kryesisht në rajonin verior dhe juglindor, por edhe në zona të tjera.

Kukësi dhe zonat përreth janë përfshirë nga reshje të dendura dëborë, trashësia e së cilës në zonat e thella ka arritur në 15 cm. Dëbora ka zbardhur edhe Peshkopinë, Shkodrën dhe  fshatrat në zonën  e Dajtit.

Ministria e Transporteve publikon të dhënat lidhur me situatën e kalueshmërisë në akset kombëtare, si dhe bën thirrje për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe përdorimin me kujdes të mjeteve.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka patur reshje bore në të gjithë akset e këtij rajoni. Akset ku sasia e borës është më e madhe janë si më poshtë:

Në aksin Kuben – Vasie, ka 25 cm borë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi – Qafë Drajë, ka 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Ura e Cerenecit – Steblevë, ka 15 – 25 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, ka 20 cm borë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Në Rrugën e Kombit, qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës.

Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, ka 20 cm borë, punohet me 3 borëpastruese, qarkullimi është me zinxhirë.

Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë, ka 20 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në aksin Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin, ka 30 – 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në të gjithë akset punohet për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës nga kontraktorët.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:  Në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë, për shkak të rreshjeve të borës. Të bëhet kujdes në segmentin Qafë Priskë – Qafë Mollë.

Në aksin Librazhd – Steblevë, ka 10 cm borë dhe vazhdon të bjerë. Nuk ka probleme për qarkullimin. Edhe në akset e tjerë është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës.

Në Rajonin Juglindor: Në akset e Korçës nuk ka patur rreshje bore. Qarkullimi është normal në të gjitha akset e këtij Rajoni.

 

Pin It