Njihuni me dy objektivat e Barcelonës

Luis Enrique

Sulmuesi i Celta Vigos, Nolito mbetet objektivi kryesor i Luis Enriques për afatin kalimtar të janarit, raporton e përditshmja sportive katalunase, Mundo Deportivo.

Por, problem për ta finalizuar këtë transferim mbetet çmimi i lartë i lojtarit. Celta kërkon 18 milion euro për sulmuesin, derisa Barcelona nuk po dëshiron që një shumë të tillë ta shpenzoj në janar.

Kurse, synim tjerët i Barcelonës për afatin e janarit është edhe mesfushori i Villarrealit, Denis Suarez.

Madej, edhe Luis Enrique e ka pranuar se klubi është duke shqyrtuar mundësin e rikthimit të Suarezit në Camp Nou.

Pin It