Opinioni final i  Venecias shmang disa nga kërkesat e opozitës

venecia-komision

Opinioni final i komisionit të Venecias për reformën në drejtësi i përfunduar të hënën në mbrëmje, ka ndryshime në 8 paragrafë. Në opinionin final Komisioni i Venecias ka shmangur komentet përsëritëse.

“Komisioni i Venecias është përpjekur të shmangë komentet përsëritëse nga Opinioni i Ndërmjetëm, që kishin të bënin me çështje të cilat janë eliminuar nga teksti i rishikuar. Atje ku Komisioni i Venecias ka kritika të forta për draft-amendamentet e rishikuara, ky kriticizëm është i shprehur në Opinionin Final.”

Venecia i ka rrëzuar Partisë demokratike disa pika nga 11 çështjet që ajo ngriti si kushte për dialog politik me mazhorancën një javë më parë. Opinioni Final nuk përmend për shembull një nga institucionet kyç të reformës në drejtësi, Këshillin e Emërimeve, që opozita e ka renditur të parin në 11 kushtet e saj. Opinioni Final nuk përmend as Gjykatën e Lartë Administrative, për të cilën opozita, por dhe LSI-ja, kishin shprehur kundërshtitë për ekzistencën e saj.

Opinioni Final e ka ngushtuar hapësirën për dialog politik vetëm tek shumica e cilësuar për përbërjen e disa institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Opinioni Final i Komisionit të Venecias me ndryshimet e papritura u publikua të hënën në mbrëmje, por partitë politike nuk kanë reaguar ende.

Pin It