Parkopadia, aplikacioni i Apple Maps që ju tregon ku të parkoni

AppleMapsParkopedia

 

Apple Maps ka krijuar aplikacionim Parkopadia i cili përmban informacione shtesë mbi çmimet, komentet e përdoruesve, ofertat speciale si dhe disponueshmerinë në kohë reale.

Në Apple Map kerkimi për “parkim” do të shfaqë të gjitha rezultatet e Parkopedia. Ky aplikacion trajton informacione të përgjithshme, si çdo biznes tjetër, tregon se sa është hapësira bosh në një vend parkimi apo në garazh, si dhe jep të dhëna mbi numrin e vendeve të disponueshme.

”Ne jemi të lumtur mbi shpërndarjen e një informacioni të detajuar tek konsumatorët e Apple Maps në më shumë se 40 milionë vende parkimi në 75 vende të ndryshme . Ky është një hap shumë  i rëndësishëm për Parkopedia. Ndërlidhja që ne realizojmë mes konsumatorit dhe hapësirave automobile është mjaft e gjërë dhe kjo i hap rrugë shpërndarjes dhe rritjes së ideve të reja inovative.” thotë kryetarja e marketingut të Parkopedia , Christina Onesirosan Martinez.

Apple Map ofron informacion live mbi aplikacionin Parkopedia.

Pin It