Studim: Mbipesha, më e rrezikshme se duhani dhe diabeti

Mbipesha është një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë sot. Pasojat nuk janë vetëm në pamje por edhe në shëndetin e keq. Obeziteti është një nga shkaktarët e vdekjes së parakohshme.

Ky fakt u bë me dije nga Society of General Internal Medicine gjatë një takimi të mbajtur në Uashington dhe të udhëhequr nga ekspertë nga klinika Cleveland në New York University School of Medicine.

Studimi për 2017, e rendit obezitetin si “vrasësin” më të madh në rang botëror, duke tejkaluar kështu edhe diabetin dhe pirjen e duhanit, të cilat pozicionohen në vendin e dytë dhe të tretë. Është parë se obeziteti “vjedh” 47% më shumë vite të jetës se duhani. Mbipesha shkakton presion të lartë të gjakut dhe kolesterol.

Duke përdorur simulimet kompjuterike, studiuesit kanë vlerësuar ndikimin e çdo faktori (obezitetin dhe pirjen e duhanit në presionin e lartë të gjakut) që mund të sjellë vdekjen e parakohshme para moshës 70 vjeç.

 

Pin It