Vendimi i Apelit Administrativ: Pallatet te Diga e Liqenit nuk do të ndërtohen, leja ende në gjyq

1261516

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Administrativ, e cila ka urdhëruar pezullimin e bllokimit të punimeve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe të shumëpërfolur tek diga e Liqenit Artificial, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që i jepte të drejtë kompanisë së ndërtimin ‘Gener 2’.

Apeli ka shfuqizuar kështu vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj që firmosi për ndërprerjen e punimeve tek Diga e Liqeni. Në vendim thuhet se IKMT duhet t’i paguajë dëmin financiar dhe moral kompanisë ‘Gener 2’.

Bashkia e Tiranës e konsideron një tjetër vendim abuziv dhe të shëmtuar. Por sipas Bashkisë, ky vendim nuk lejon aspak nisjen e punimeve në gropën e shkatërrimit të Parkut të Liqenit. Paralelisht me këtë çështje, në padinë që IKMT-ja ka ngritur kundër Gener 2, në një proces tjetër gjyqësor për mosvlefshmërinë e lejes së ndërtimit, masa e bllokimit të punimeve mbetet në fuqi.

Bashkia e Tiranës thotë se do të vijojë betejën gjyqësore, ku tashmë vendimi i datës 1 korrik është ankimuar, si dhe do të denoncojë para opinionit publik gjithë këtë aferë të shëmtuar, se gjyqi për çështjen e kompleksit të 5 pallateve 17 katëshe nën Digën e Liqenit, është i montuar sepse dy kushërinj dhe partnerë të kompanisë “Gener 2” nuk mund të vendosin për shkatërrimin e Liqenit të Tiranës.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se kompleksi me 5 pallate 17 katëshe nën Digën e Liqenit nuk do të ndërtohet, pavarësisht turpit të përmasave të këtij skandali të pashoq.

 

 

Pin It