Vettingu, vijon mbledhja e Komisionit

reforma-ne-drejtesi

Komentet e e EURALIUS mbi opinionin e PD për ligjin e vettingut po prezantohen sot në Komsionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi.

Në këtë mbledhje, ekspertët e EURALIUS do të japin rekomandimet e tyre për 10 propozimet e bëra nga Partia Demokratike, që kanë të bëjnë me ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Materiali që demokratët kanë paraqitur për këtë çështje është 55 faqe.

Mbledhja ka nisur në orën 10:00 ndërsa në rendin e ditës është diskutimi i komenteve që EURALIUS ka bërë rreth opinionit të PD-së për ligjin e vettingut.

Pas votimit unanim në parlament të ndryshimeve kushtetutese ligji i parë i cili duhej kaluar në Kuvend ishte ai i Vettingut, për të cilin opozita solli në komision opinionin e saj.

Ndërkombëtarët kërkuan miratimin sa më parë të këtij ligji nga Kuvendi i Shqipërisë, mosmiratimi i të cilit ka futur në ngërç edhe ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pin It