Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë më shumë se 100 objekte të ndryshme banimi dhe shërbimi në qytetin e Vlorës. Objektet do të prishen në kuadër të projektit për “ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve “Gjykata-Akademia e Marinës” dhe “Duro Shaska” deri tek “shtatë pallatet”.
Pronarët e objekteve, të cilat janë kryesisht një, dy dhe tre katëshe, janë shpronësuar sipas ligjeve në fuqi.
Aksioni për shembjen e objekteve pritet të zgjasë 2-3 javë.