https://www.youtube.com/watch?v=ZNrTgOBfBXs
Manchester City i është bashkuar Liverpoolit në finale të Capital One Cup, pasi ka mposhtur Evertonin me rezultat të përgjithshëm 4:3.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 2:1 për Evertonin, ndërsa në stadiumin e vet City shënoj fitore të merituar 3:1.
Golat për Cityn në këtë ndeshje i shënuan, Fernandinho, De Bruyne dhe Kun Aguero, ndërsa golin e vetëm për Evertonin e shënoj Barkley.
Pas kësaj fitoreje, City do të luaj në finalen e Wembleyt kundër Liverpoolit, që eliminoi në gjysmëfinale Stoke Cityn.