Paketa fiskale 2017, mes kërkesave të biznesit për lehtësim dhe shlyerjes së borxhit

Tax-Cut

Biznesi ka gati propozimet për paketën fiskale 2017, në të cilën do të kërkojë ulje të taksave. Sipërmarrësit e bizneseve në vend dëshirojnë uljen e tatim-fitimit në 10%, uljen e rentës minerare dhe TVSH-së për turizmin.

Ministria e Financave më herët ka deklaruar se i mirëpret sugjerimet e bizneseve, por nuk dihet se sa do të zbatohen kërkesat e tyre për uljen e taksave, pasi Qeveria është e fokusuar në uljen e borxhit. Megjithatë Ministria ka pohuar se të paktën nuk do të ketë rritje taksash për vitin e ardhshëm.

Ndëkohë Qeveria ka premtuar uljen e rentës dhe TVSH-së për turizmin. Ministria e Financave po bashkëpunon me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të bërë llogaritjet e duhura për uljen e rentës.

Në listën e kërkesave të biznesit janë edhe lehtësimet për industritë prodhuese dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Nga ana tjetër Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër uljes së taksave, ose përjashtimit të sektorëve të caktuar nga taksat, për arsye të rrezikut të evazionit fiskal. “Nuk është koha për dhurata”, – është shprehur përfaqësuesi i FMN më herët.

KËRKESAT E BIZNESIT

Ulje e tatim-fitimit në 10%

Ulje e dividentit në 10%

Ulje e rentës minerare

Ulje e TVSH-së për turizmin

Lehtësi për industrinë prodhuese

Lehtësi për investitorët e huaj

Pin It