Rinasi, marrëveshja e shtyrjes së koncensionit në kuvend

download

Marrëveshja e re për ekskluzivitetin e  Rinasit është depozituar për miratim në Kuvend. Marrëveshja sanksionon se nëse ndonjë aeroport, përveç Aeroportit te Kukësit, vihet në punë afati i koncesionit do të zgjatet për një periudhë që nuk do të tejkalojë limitin maksimal prej 4.5 vitesh në total.  Qeveria e Shqipërisë do të sigurojë se gjatë afatit të koncesionit, përveç aeroporteve të përjashtuar, nuk do të licencohet, autorizohet dhe as operohet aeroport tjetër, për fluturime ndërkombëtare tregtare (kargo dhe pasagjerë), në një rreze prej 100 km (ajrore) nga Tirana International Airport “Nënë Tereza”me përjashtim të uljeve emergjente. Në marrëveshje thuhet “Qeveria e Shqipërisë do të sigurojë se gjatë afatit të koncesionit, përveç aeroporteve të përjashtuar, nuk do të licencohet, autorizohet dhe as operohet aeroport tjetër, për fluturime ndërkombëtare tregtare (kargo dhe pasagjerë), në një rreze prej 100 km (ajrore) nga Tirana International Airport “Nënë Tereza” me përjashtim të uljeve emergjente.”

Asnjë kusht i kësaj kontrate nuk do të kufizojë përdorimin e ndonjë aeroporti në Republikën e Shqipërisë për qëllime të ndihmave humanitare ose të ndihmave emergjente në kohë katastrofash ose emergjencash civile në Republikën e Shqipërisë ose në territoret fqinje.”

Negociatat e qeverisë shqiptare për heqien e eskluzivitetit të fluturimeve ajrore nga Rinasi u zhvilluan me koncensionarin TIA e cila pak jave më parë ka njoftuar se do ta shesë koncensionin tek një kompani kineze. Ndonëse ende nuk është mbyllur ndonjë kontratë shitjeje, mediat kanë njoftuar se një kompani e madhe kineze po e blen koncesionin e Aeroportit të Rinasit për 90 milion dollar.

Pin It