Tre sëmundjet që shkaktohen nga stresi

auto_stresi1452324025

Stresi është burimi i shumë të këqijave.Një ndër to është edhe shëndeti jo i mirë që shkaktohet pikërisht nga stresi. Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet që vijnë si pasojë e stresit.Më poshtë do të lexoni disa nga këto sëmundje.

1.Djersitje e shumtë

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine.

Sipas mjekut Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla. Gjëndrat apocrine sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit. Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

2.Sindroma e zorrës së irrituar

Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.

94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit. Stomaku dhe zorrët janë të lidhur me miliona qeliza nervore, të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këto qeliza nervore përçojnë mesazhe nga zorra në tru dhe e anasjella, prandaj shkaktohen këto probleme me zorrët kur jeni të stresuar.

3. Pagjumësia

Stresi ndër të tjera të shkakton edhe pagjumësi, e cila mund të arrijë në nivele të frikshme, Pas pagjumësisë dhe stresi shkaktohet edhe lodhje që përbën një problem më vete. Mënyra e vetme që të flini është të qetësoheni. kështu largohet stresi edhe lodhja.

Burimi: Daily Mail

 

Pin It