Zidane nuk e përjashton transferimin e Pogba

zidaneee

Zinedine Zidane ka komentuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba.

Trajneri i ri i Real Madridit ka thënë se do të vazhdojë me grupin që ka aktualisht në dispozicion.

Por, la të kuptohet se do të tentojë blerjen e Pogbas gjatë verës.

“Pogba është një futbollist i madh, i jashtëzakonshëm”, deklaroi Zidane në konferencë për shtyp.

“Por, do të vazhdoj me ekipin që kam aktualisht në dispozicion që na mjafton për të luftuar dhe fituar tituj në fund të sezonit”, u shpreh ai.

Pin It