BSH dhe INSTAT: Rritja ekonomike bazohet tek sektori privat

investy1243

Ekonomia dy vitet e fundit është udhëhequr nga investimet në sektorin privat. Sipas Bankës së Shqipërisë dhe INSTAT-it gjatë gjysmës së parë të vitit 2016 investimet totale në ekonomi u rritën me 10 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare për këtë periudhë investimet totale në ekonomi ishin 176.6 miliardë lekë ose afro 1 .3 miliardë euro. Këtu përfshihen investimet e biznesit, ato të qeverisë dhe investimet që vijnë nga kompanitë e huaja.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, investimet totale janë rritur me 4.37 përqind në terma reale. Ky është viti i dytë rresht i rritjes së këtij treguesi. Për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar rritja ishte edhe më e fortë, rreth 19 përqind.

Pin It