Finalja e Europa League, Liverpool – Sevilla (formacionet)

Liverpooli dhe Sevilla do të përballen sonte në Basel në finalen e Ligës së Evropës.

Liverpooli që e ka fituar tri herë këtë garë në histori do të mundohet të ta fitojë për herë të katërt aq sa e ka fituar Sevilla.

Skuadra andaluziane kërkon që të bëhet e para skuadër që fiton këtë turne për të tretin vit radhazi, si dhe të forcojë rekordin e saj me 5 tituj të fituar në këtë eveniment.

Nga ana e tij, Liverpool do të kërkojë që të barazojë këtë rekord të Sevillas dhe të fitojë këtë aktivitet për të katërtën herë në historinë e tij.

Të dyja skuadrat do të kenë mungesa në prag të kësaj finaleje, Kështu Klopp nuk do të ketë në dispozicion Rositer, Gomez dhe Sako.
Ndërsa te skuadra andaluziane, Unai Emeri do të duhet të bëjë pas shërbimin e Kron Deli dhe Tremulinas, të cilët kanë pësuar dëmtim në gju.

Këtë vit për herë të parë skuadra që do të fitojë këtë trofe do të sugurojë pjesmarrjen direkt për në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Si për Liverpool, ashtu edhe për Sevillan, kjo është një mundësi e artë.

Pin It