Liverpool kalon në finale të Capital One Cup (VIDEO)

https://www.youtube.com/watch?v=EvKzFj5ZnLs&feature=iv&src_vid=UHcedkMhCxo&annotation_id=annotation_1501629319

Liverpool është skuadra e parë që është kualifikuar në finale të Capital One Cup, pasi në gjysmëfinale ka mposhtur me penallti skuadrën e Xherdan Shaqirit, Stoke City.

Ndeshja nga fillimi ka qenë e barabartë, por në gol në fund të pjesës së parë i ka dhënë epërsinë Stoke Cityt, edhe pse Arnautovic dukej në pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat u munduan që të shënojnë golin e fitores, por pa sukses, duke bërë që ndeshja të vendosej me penallti, pasi edhe ndeshja e parë kishte përfunduar 0:1.

Gjatë penalltive skuadër më e mirë ishte Liverpooli, duke shënuar 6 penallti, e në anën tjetër Stoke vetëm 5.

Në këtë ndeshje Xherdan Shaqiri e nisi nga banka rezervë, por ai u inkuadrua në pjesën e dytë, ku tregoi paraqitje shumë të mirë dhe shënoj po ashtu nga penalltia.

Kujtojmë se Liverpool në finale do të pres Manchester Cityn ose Evertonin, që nesër luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Etihad Stadium.

liverpooli-n-euml-finale-shaqiri-i-sakt-euml-nga-pika-e-bardh-euml-video_hd

Pin It