Perez i pakënaqur me mënyrën sesi sillet Ronaldo

florentino-perez-real-madrid-president_3380461

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk është i kënaqur me mënyrën sesi Cristiano Ronaldo është duke u sjellur në raport me klubin.

Raportet mes Perezit dhe Ronaldos sa shkojnë e bëhen më të ftohta. Siç raporton e përditshmja ‘El Confidencial’, presidenti i Realit, nuk është aspak i kënaqur me yllin portugez.

Pakënaqësitë e Ronaldos kanë nisur që nga shkarkimi i Carlo Ancelottit në përfundim të sezonit të shkuar dhe vazhduan me emërimin e Rafa Benitezit në vendin e tij, me të cilin portugezi nuk kishte marrëdhënie të mira.

Për t’i përkeqësuar gjërat, Ronaldo gjithashtu ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga Real Madridi.

Me këto kushte që i ka vënë ylli portugez, kanë bërë që Perez, në këtë moment të mendohet mirë para se t’ia plotësojë dëshirën trajnerit Zinedine Zidane, për ta blinduar Ronaldon.

Pin It