Roma është një skuadër e madhe

zidane_recadreTrajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Roma është një skuadër e madhe.

‘Los Blancos’ kanë arritur në kryeqytetin italian dhe do të luajnë sonte në Stadio Olimpico.

“Duhet të qëndrojmë të fortë. Jemi përballë një skuadër të madhe, por ne jemi të qetë pasi kemi punuar mirë”.

Zidane foli edhe për kapitenin e Romës, Francesco Tottin.

“Ajo që ka bërë ai është e rëndësishme, i mbetet atij të vendos. Është kënaqësi të shohësh një lojtar si ai në fushë”, ka thënë Zidane.

Pin It