Zidane: Messi nuk është më i miri në botë

zidane_recadre

Lionel Messi nuk është futbollisti më i mirë në botë, edhe pse fitoi Topin e Artë.

Kështu mendon trajneri i ri i Real Madridit, Zinedine Zidane. Ai thotë se Cristiano Ronaldo është numër një.

“Messi? Unë e zgjedh më të mirin, që është Cristiano”, deklaroi ai në konferencë për shtyp, përcjell “Lajmi.net”.

“Asgjë më shumë. Mes Messit dhe Cristianos ekziston një garë dhe nuk do të ndryshojë për një kohë të gjatë. Nëse nuk fiton njëri, do të fitojë tjetri, sigurt”, u shpreh Zidane.

Pin It