Ja 21 skuadrat që kanë siguruar Ligën e Kampionëve

Pas përfundimit të kampionateve në ligat europiane janë qartësuar edhe skuadrat të cilat do të marrin pjesë në garën më prestigjose të klubeve, Champions League.

Leicester City do të luajë për herë të parë në Ligën e Kampionëve, madje si kampion i njërës prej 7 kampionateve të forta, do të jetë edhe kokë grupi.

Por, kush e ka siguruar deri më tani fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve? Përpos Leicesterit, skuadrat e tjera angleze që do të jenë në garat më të rëndësishëm evropiane do të jenë edhe Arsenal dhe Tottenham.

Ndërkohë, në fazën e play-off do të luajë Manchester City. Anglia mund të ketë 5 skuadra në fazën e grupeve, gjithmonë nëse City kalon fazën “play-off” dhe Liverpool triumfon në finalen e Europa League.

5 skuadra mund të ketë edhe Spanja, në rast se Sevilla mposht Liverpool në finalen e të mërkurës dhe Villareal kalon fazën e play-off

Në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve marrin pjesë 21 skuadra të shpërndara nga 8 grupe me nga 4 skuadra. Finalja e sezonit 2016-2017 do të luhet në stadiumin Millennium të Cardiffit.

Po ashtu, mbetet për t’u konfirmuar nga UEFA nëse do të lejohet që skuadrat kosovare të marrin pjesë në garat evropiane të klubeve për sezonin 2016-2017.

Ja skuadrat që kanë siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve deri më tani:

Spanja: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid,

Angli: Leicester City, Arsenal, Tottenham

Gjermani: Bayern München, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen

Itali: Juventus, Napoli

Portugali: Benfica, Sporting CP

Francë: Paris Saint-Germain, Lyon

Rusi: CSKA Moskva

Ukraina: Dynamo Kyiv

Holanda: PSV Eindhoven

Belgjika: Club Brugge

Zvicra: Basel

Turqia: Besiktas

Fitusi i Europa League: Liverpool (Angli) ose Sevilla (Spanjë)

Në fazën e “play-off”

Villarreal (Spanja), Manchester City (Angli), B. Monchengladbach (Gjermani), Roma (Itali), Porto (Portugali)

 

Pin It